Ekonomia Online
FUNDIT

Vetura ra në lumë, policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën tre persona

Vetura ra në lumë, policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën tre persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e së shtunës në fshatin Raqë të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në trafik. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasësi i veturës. Vetura me targa të Shqipërisë ka […]

Tre persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e së shtunës në fshatin Raqë të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në trafik.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasësi i veturës.

Vetura me targa të Shqipërisë ka rënë në lumë, ku si pasojë, tre persona kanë vdekur.

“Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme