Disa persona kanë vjedhur rreth 700 euro nga një xhami në fshatin Suhadoll të Mitrovicës.
Të enjten, një person e ka raportuar rastin në Polici.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga aty i kanë vjedhur një shumë parsh prej 600-700€”, thuhet në raportin e PK-së.