Një rast vjedhjeje është raportuar mëngjesin e djeshëm në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer dhe dëmtuar aparatin e pagesës në parkingun ku ai punon, dhe kanë arritur të marrin 390 euro.
“Rr. “Xhorxh Bush”, Prishtinë 21.05.2026 – 07:05. Ankuesi raporton se persona të panjohur kanë thyer/dëmtuar aparatin e pagesës në parkingun 038 ku ankuesi punon dhe kanë vjedhur 390€”.