Vihet gurthemeli i Shkollës Fillore në Dumosh të Podujevës

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, kryeminstri Kurti tha se arsimi është prioritet i tij qeverisës. Dy viteve të fundit, siç tha ai, buxheti i shtetit për arsim është rritur 26 për qind.

Kurti ka treguar se shkolla ka kapacitet deri në 170 nxënës, me 8 dhoma mësimi e se ajo do të ndihmojë që “llapjanët e vegjël ta ndritin Llapin”.

“Vendosëm gurthemelin e Shkkollës së rë Fillore, e cila do të ketë 8 dhoma mësimi dhe këta 138 nxënës do ta kenë shkollën e re e kjo shkollë mund të funksionojë deri në 170 nxënës”. 

“Qeveria e Kosovës e mbështet komunën e Podujevës dhe komunat anë e mbanë Kosovës sepse arsimi është edhe themeli edhe i progresit ekonomik, por njëkohësisht edhe i të ardhmes së ndritshme shtetërore dhe kombëtare”. 

Kurti foli edhe për rritjen e numrit të bursave në arsim, me ç’rast tha se ato janë rritur në veçanti për vajzat e sektorit STEM. 

“Brenda 2 viteve e kemi shtuar buxhetin e shtetit për arsim për 26 për qind, kemi rritur shumë numrin e bursave edhe për nxënës të komuniteteve edhe  për studentë, në veçanti për vajza, për ato që studiojnë në degët STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri edhe matematikë. Kemi Pasur mbi 1300 bursa në vitin shkollor 2021-2022, në këtë vit i kemi shtuar edhe 2000 bursa të tjera me 2 milion euro”.

“Pra, arsimi është prioritet për neve dhe më lejoni të përgëzoj komunën e Podujevës që e konsideron arsimin prioritet për llapjanët e vegjël që do ta ndritin Llapin duke mësuar këtu e duke punuar këtu”, tha ai.

Fjalimi i plotë:

Unë jam shumë i nderuar që jam këtu bashkë me Kryetarin e komunës Shpejtim Bulliqin, jam bashkë me drejtorin e shkollës dhe jam me nanën e dëshmorit tonë Ali Ajeti, zonjën Vahide, për të vënë gurthemelin e shkollës së re të fshatit Dumosh, e cila do t’i ketë 8 dhoma mësimi dhe këta 138 nxënës do ta kenë pra shkollën e re, e kjo shkollë mund të funksionojë edhe për deri në 170 nxënës.

Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet Komunën e Podujevës dhe komunat anë e mbanë Kosovës sepse arsimi është themeli edhe i progresit ekonomik, por njëkohësisht edhe i të ardhmes së ndritshme shtetërore e kombëtare.

Brenda dy vjetëve e kemi shtu buxhetin e shtetit për arsim për 26%, kemi rrit shumë numrin e bursave edhe për nxënës të komuniteteve, edhe për studentë, në veçanti për vajza, për ato që studiojnë në degët STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Kemi pas mbi 1300 bursa për vitin shkollor 2021/2022 e në këtë vit i kemi shtuar edhe 2 mijë bursa të tjera me dy milion euro.

Pra, arsimi është prioritet për neve dhe më lejoni të përgëzoj Komunën e Podujevës që po ashtu e konsideron arsimin prioritet për llapjanët e vegjël që do ta ndritin Llapin duke mësuar këtu e duke punuar për këtu.

Të ngjashme