Vihet gurthemeli i Spitalit të Ferizajt që do të kushtojë 10 milionë euro

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 18:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ferizaj dhe qytetet në rrethinë e kanë merituar spitalin, gurthemeli i së cilit është vënë sot,tha  Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se kjo për shkak të kohës, kur spitali i  Ferizajt ka qenë Qendër Kryesore e Mjekësisë Ushtarake, por edhe për shkak se është një ndër qytetet që paguajnnë më së shumti taksa.

“Ka vonesa në fillimin e saj, e përgëzoj në rend të parë kryetarin e Komunës së Fërizajt që e ka mbajt fjalën. Ferizaj dhe qytetet në rrethinë e kanë merituar spitalin. Spitali i Ferizajt ka qenë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare, ka qenë Qendra Kryesore e Mjekësisë Ushtarake.

Në anën tjetër, Kryeministri Ramush Haradinaj, tha me fillimin e ndërtimit të spitalit të ri është vënë drejtësia në vend, duke pas parasysh që një regjion i madh si Ferizaj nuk ka pas spital.

“Na ka bashku një festë nuk e di që ka një festë më të madhe jo vetëm për këtë treve sepse po bëhet një drejtësi..një qendër kaq e madhe sa është Ferizaj nuk ka pas qendër spitalore dhe më vjen mirë që Kosova po e vendos këtë të drejtë në vendin e vet. Është një projekt shumë i madh është 10 milionë e tutje. Më vjen mirë se për këtë projekt ka pas të kryetarit Veseli, por dua të them.se edhe ministri Uran Ismaili e ka kryer pjesën e vet, tha Haradinaj.

Ndërs,  Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se Spitali i Ferizajt do të përfundojë më shpejt se sa është planifikuar. Sipas Ismailit, me këtë spital do të krenohet e gjithë Kosova.

Ai një pjesë të atributeve ia kaloi përkrahjes së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Një ditë shumë e mirë një ditë kur në diskutimet tona të para me Agim Aliun me punëtorët mjekësor nuk besonin që do ta nisnim. Sot po besoj që jemi faqebardhë si Qeveri e republikës së Kosovës që kemi ardhur dhe e fillojmë gurthemelin e një spitali që do të jetë një spital modern. Spitali i Ferizajt do të jetë një vend një projekt që të gjithë do të krenohen me të po besoj që do të iu merr lakmi edhe Prishtina edhe qytetarët e tjerë. Do të fillojmë edhe punët e thera në mjekësinë primare. Do të jetë më herët se tre vite. Do ta përfundojmë më herë se tre vite.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të spitalit, tha se kjo ditë është ëndërr e shumë gjeneratave.

“Është një ndër objektet infrastrukturore më të veçantë dhe që ka munguar në komunë dhe regjionin e Ferizajt. Gurthemeli i spitalit të Ferizajt bën bashkë dhe historinë edhe të ardhmen.

“Ka qe sot që kjo ëndërr e shumë gjeneratave të flijuara po bëhet realitet. Spitali i Ferizajt ka gjenezën në zonën operative të Nerodimes atje ku ishte simbol i  shërimit të plagëve të luftëtarëve. Ne sot jemi falënderues për të gjithë ata që kanë bërë këtë sakrificë”, tha Aliu.

Ndërtimi i Spitalit të Ferizajt do të kushtojë 10 milionë e 235 mijë euro dhe pritet të përfundohet brenda tri vitesh.

Të ngjashme