Para katër vjetësh kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi kishte premtuar që shkolla fillore e mesme e ulët “Fazli Grajqevci”, do të ndërtohet për fshatin Lajthishtë. Dhe ky premtim u realizua.
Pikërisht ditën e sotme është vënë gurthemeli i kësaj shkolle e cila ka 111 nxënës, raporton Ekonomia Online.
I pari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se kjo shkollë e cila është premtuar është realizuar fal buxhetit të ndarë nga Komuna dhe do të jetë në dispozicion për të ardhmen e nxënësve të këtij fshati.
“Kjo shkollë ka qenë e obligueshme që të ndërtohet, më në fund po bëhet fal incitivës të shumë njerëzve duke filluar nga kryetari I fshatit e deri tek nxënësit. Jam shumë i lumtur që më në fund fëmijët e këtij fshati do arrijnë të kenë shkollën e tyre të cilën e kanë kërkuar tash e sa vite”, ka thënë Gashi.
Edhe drejtoresha e kësaj shkolle, Mevlyde Graiqevci ka thënë se nevoja për ndërtimin e një shkolle të re ka qenë e pakontestueshme.
Ndërsa vetë nxënësit e shkollës “Fazli Grajqevci”, janë shprehur të lumtur duke shpresuar që vitin tjetër shkollor do e fillojnë në ambientet e shkollës së re.
Ela dhe Elda Dedinca nxënëse në kësaj shkollë ka thënë se janë të lumtura për ndërtimin e shkollës së re. Ato gjithashtu për Ekonomia Online ka treguar që ambient në të cilin kanë mësuar ka qenë I ngushtë dhe aspak komod për të vazhduar mësimin.
Për të përshëndetur këtë iniciativë të komunës së Obiliqit për ndërtimin e kësaj shkolle ishin edhe prindërit të cilët shprehën falënderime për ndërtimin e kësaj shkollë e cila ka kushtuar rreth 140 mijë euro.
Ilmi Dedinca, kryetar i Këshillit të Prindërve, tha se fshati Lajthishtë nuk ka pasur asgjë më shumë në nevojë se sa ndërtimin e shkollës fillore.
“Ne e falënderojmë kryetarin së bashku me kabinetin e tij. Për neve ky është projekti më i rëndësishëm që është realizuar deri më tani sepse tash e 20 vite ne ishim pa shkollë thuajse. Dhe shpresojmë që tash e tutje kushtet për mësim fëmijëve tanë të u përmirësohen”, ka bërë të ditur Dedinca.
Ndërtimi i kësaj shkolla do të kushtojë rreth 140 mijë euro, ndërsa sipas kontraktuesit punimet do të përfundojnë në afat prej 130 ditësh.