Vijon paniku në Tiranë e Durrës, dy lëkundje të reja brenda pak minutave

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend, duke mbajtur në ankth qytetarët e Tiranës dhe Durrësit, dy qytetet më të prekur nga goditjet.

Vetëm në orët e mëngjesit janë regjistruar disa lëkundje të forta, të cilat kanë shkaktuar sërish panik dhe tmerr te qytetarët.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë, në orën 07:19, 3.2 ballë në orën 08:25, ndërsa dy të tjerë kanë rënë njëri pas tjetrit në orën 09:05 me magnitudë 3.6 ballë dhe 09:09 3.4 ballë të shkallës Rihter. Lëkundja më e fuqishme është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:05, me magnitudë 5.8 ballë.

Të ngjashme