Aksidenti tragjik në Malin e Robit mëngjesin e së shtunës i mori jetën 34 vjeçares, Edlira Pisku dhe 69 vjeçarin Xhemil Pisku, nuses dhe vjehrrit, ndërkohë që la të plagosur djalin 8 vjeçar të Edlirës.
Edlira Pisku dhe Xhemil Pisku së bashku me djalin, po prisnin në stacion për t’u nisur për në Berat, kur janë goditur nga automjeti i cili drejtohej nga 40 vjeçari Halit Koka, nga Durrësi, i ndaluar nga policia.
Dy viktimat e aksidentit të rëndë përcillen gjatë ditës së sotme për në banesën e fundit.