Forumi i gruas i LDK-së përkrahur nga Fondacioni “Konrad Adenauer” ka organizuar tryezë diskutimi me temën Ligji (s)na mbron.
Merita Syla, drejtoreshë e departamentit për mbrojtje nga diskriminimi, në zyrën e Avokatit të Popullit ka paraqitur të gjeturat nga ky institucion.
Sipas saj, ka shumë raste kur viktimat hezitojnë t’i paraqesin rastet më Polici.
“Institucioni i Avokatit të Popullit obligim kushtetues e ligjor e ka raportimin në Kuvend së paku një herë në vit lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut. Dhuna është një realitet shoqëror në Kosovë, është shkelje e të drejtave të njeriut”.
“Një nga bazat e diskriminimit është edhe gjinia. Avokati në raporte vjetor ka gjet se ajo që mungon është mospërfshirja e konventës ndaj dhunës ndaj grave që njihet si konventa e Stambollit. Avokati i Popullit konsideron se si e parasheh ligji zinxhiri që funksionojnë në mbrojtje të viktimave që fillojnë nga policia, gjykata por sa funksionojnë këto hallka”.
Syla ka sqaruar se faktorët që më së tepërmi po ndikojnë në dhunë konsiderohen faktorët ekonomiko social, kulturor, papunësia, varfëria etj.
“Apo sa i japin mundësi qytetarëve që të veprojnë në përputhje me ligjin. Varësisht nga rasti, ka shumë raste kur viktimat hezitojnë t’i paraqesin rastet më polici. Policia është dera e parë ku pranohen ankesa prej viktimave të dhunës po sa janë funksionale për të vepruar”.
“Si faktor që më së tepërmi po ndikojnë në dhunë konsiderohen faktorët ekonomiko social, kulturor, papunësia, varfëria të cilat nuk e arsyetojnë dhunën por konsiderohen si probleme kryesore që edhe më tepër e vështirësojnë gjendjen e viktimës”.
“E dimë sa ferma nuk punojmë dhe janë të varura nga bashkëshorti, pikërisht papunësia bën që ato të mbesin dhunën pa e raportuar. Problemet e dhunës mbeten ndonjëherë edhe probleme familjare ku nuk duan ti raportojnë. Është me rëndësi Kodi Penal. Tani dhuna është përfshi si vepër penale”.
Premtina Rakovica, menaxhere e programit, nga KAS, tha se institucionet nuk po trajtojnë rastet e dhunës në mënyrë të duhur.
“Avancimi i gruas, lufta për barazi gjinore nuk kanë asnjë kuptim nëse e drejta themelore për të jetuar i cenohet nga dhuna në familje”.
“Kur diskutohet për dhunë në familje thonë se ndodh gjithkund, por për dallim me vendet e zhvilluara në Kosovë është problemi se shteti dhe institucionet nuk trajtojnë këto raste në mënyrë të duhur”.
Vehbi Mujku, ekspert i çështjeve sociale tha se nuk ka sistem të sigurisë sociale në Kosovë duke përmendur institucionet që kanë dështuar në këtë aspekt.
“Mundem me iu sigurua nuk kemi sistem të mbrojtjes sociale në Kosovë. Si sistem jemi duke dalë humbës sepse nuk e kemi qartësuar rolin e institucioneve tona. Kemi disa institucione që kanë detyra, e kemi Qeverinë e shohim çka është duke bë Qeveria, nuk e ka prioritet mbrojtjen e grua”.
“Ministria e ka marrë vetëm politikbërjen, e ka krijuar vakuumin ku nuk komunikon me komunitetin lokal. Roli i ministrisë se drejtësisë është duke dështuar në aspektin e dhënies së dënimeve meritorë për vepra. Rastet e grave në letër i kanë prioritet”.
“Ministria e Shëndetësisë e ka rolin e mbrojtjes së shëndetit për gratë por bazë është mbrojtja konfiidencialitetit, por rastet e fundit kanë treguar të kundërtën. Po e shohim edhe rastet e fundit kanë tregu që është shumë e vonuar”.