Vilëza Zeqiri e “Elitës”, “Shpresë e vitit 2022” e Prishtinës

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Sport e komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Granit Rugova, ka përzgjedhur laureatët e vitit 2022.

Një prej sportisteve “Shpresë e vitit 2022” është zgjedhur Vilëza Zeqiri, gjimnaste e Klubit të Gjimnastikës “Elita” e Prishtinës, ka njoftuar Klubi “Elita” në faqen e vet zyrtare.

“Elita”, që udhëhiqet nga trajnerët Shkumbin Maqastena dhe Abeliana Bregu, ka renditur edhe sukseset dhe aktivitetet e gjimnastes së tyre në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i KGj “Elita”:

Aktivitetet e Vilëzës gjatë vitit 2022 janë:

✅EYOF (European Youth Olympic Festival) përfaqësuese e 🇽🇰, përzgjedhur nga FGjK dhe KOK,

✅Kampionati Ballkanik,

✅Gaia It 2022,

✅Gymfinity International 2022, medaliste 🥇🥉🥉

✅Kampione e Kosovës 2022, kategoria juniore

✅Bursiste e komunës së Prishtinës Për mbështetjen e vazhdueshme që u bëhen sportisteve tona, falënderojmë shumë Drejtorinë e Sportit të komunës së Prishtinës, Federatën e Gjimnastikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera që janë krahu kryesor drejt rrugës së suksesit.

Të ngjashme