Ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenham, Andre Villas-Boas, raportohet të jetë favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit, pas largimit befasues të Zinedine Zidane.
Sun raporton se Real Madridi është duke e konsideruar seriozisht Villas-Boas si zëvendësues të francezit, pas largimit të tij befasues pasi e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë më radhë me klubin.
Portugezi është trajner i lirë pasi në nëntor u largua nga Shanghai SIPG, me Real Madridin që tashmë e ka kontaktuar atë.
Ndër emrat tjerë që përfolën për stolin e klubit madrilen janë edhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit dhe Jurgen Kloppi i Liverpoolit, edhe pse për ta thuhet se janë të paarritshëm.