Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ishte paraparë të hapte rrugën për Gareth Balen që të bëhet lojtari kryesor.
Mirëpo është braziliani 18-vjeçar Vinicius Junior për të cilin po flitet në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi njoftoi në maj të vitit 2017 se arriti marrëveshje për të transferuar 16-vjeçarin Vinicius Junior nga Flamengo në një marrëveshje të vlefshme rreth 45 milionë euro, ndonëse braziliani kishte luajtur vetëm 17 minuta për skuadrën e parë të Flamengos.
Ai erdhi në kryeqendër të Spanjës në korrik të vitit 2018, disa ditë pasi që Ronaldo u largua nga Reali për te Juventusi dhe që nga atëherë ai ka qenë një nga gjërat e pakta pozitive në një stinor të
Realit në të cilin Julen Lopetegui u shkarkua dhe Reali ka humbur hapin ne Barcelonën në garën për titull të La Ligas, duke qenë tetë pikë larg.
Vinicius kishte luajtur 12 minuta nën drejtimin e Lopeteguit, mirëpo ka startuar në pesë ndeshjet e fundit në ligë nën drejtimin e trajnerit të ri Santiago Solari..