Vinicius Junior njihet me “Santiago Bernabeun”

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 16:52 | Nga

​Vinicius Junior ka shkelur tashmë në “Santiago Bernabeu” dhe do të jetë në tribuna për “El Clasico”.
Talenti brazilian, Vinicius Junior, tashmë ka shkelur në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku premton të dhurojë spektakël në të ardhmen.

Talenti 17 vjeçar, që u transferua gjatë verës për 45 milionë euro nga Flamengo, udhëtoi në Madrid për t’u njohur më shumë me klubin e ri, fanellën e të cilit do ta veshë në fund të vitit 2018.

Ky është udhëtim special për brazilianin pasi përveç që u njoftua më shumë me klubin, do të shikojë nga afër edhe ndeshjen që ëndërrojnë shumë persona ta kenë atë mundësi, “El Clasicon”.

Ai do të jetë në Bernabeu nesër për sfidën Real Madrid – Barcelona.

Të ngjashme