“Virusi është i tmerrshëm”, 13 vjeçari që luftoi me Covid-19 me apel për qytetarët

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Një 13-vjeçar, i cili ka luftuar me Covid për të mbijetuar u bën thirrje të gjithëve të bëjnë tamponin e koronavirusit, nëse dyshojnë se janë të infektuar.

Adoleshenti e ka kaluar me simptoma të rënda Covid, pasi vuan nga distrofia muskulare.

Por për fat të mirë  tashmë 13-vjeçari është shëruar dhe gëzon shëndet të mirë.

Thirrja e 13-vjeçarit është: “Nëse keni Covid, bëni testin. Nëse  dyshoni se jeni infektuar, testohuni, në rregull?”

Ankesa e dytë e 13-vjeçarit është fakti se shumë njerëz nuk i japin rëndësi sëmundjes së Covid te fëmijët.

“Edhe fëmijët mund të infektohen nga Covid. Covid është i tmerrshëm , për ditë të tëra kam qenë i shtruar në terapi intensive, sepse isha shumë keq. Nuk dua që askush të sëmuret aq sa isha unë,” thotë 13-vjeçari në një intervistë për BBC.

Të ngjashme