Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, i lumtur se ka arritur marrëveshje me AAK, ka sulmuar ish-kryetarin e tij të dikurshëm Albin Kurtin.
Ymeri ka thënë se me ardhjen e tij në krye të Lëvizjes Vetëvendosje për herë të dytë, kjo parti është kthyer si pas tij me kokë poshtë.
Sipas tij LVV nuk është asgjë më shumë se partitë e tjera.
“Me kthimin e Kurtit në krye të partisë, ka një kthim me kokë poshtë i LVV-së, që nuk është asgjë më shumë se sa partitë e tjera, e kështu ndryshimi nuk vjen”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka thënë se ky koalicion me AAK është i vendosur që sovranitetin dhe integritetin e vendit ta mbaj siç është sot, duke me lejuar ndarjen e Kosovës.