Viti: 55-vjeçari kapet me armë ilegale e drogë

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer mbrëmë bastisje në një shtëpi në fshatin Sadovinë e Çerkezëve në Viti.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri bashkë me karikator dhe fishekë. Po ashtu, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar edhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

55-vjeçari i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Të ngjashme