Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Komunën e Vitisë, një vajzë, shtetase e Shqipërisë ka rrahur një vajzë tjetër, edhe ajo nga Shqipëria.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë, e cila ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.