Vitia bën thirrje të shmangen iftaret me miq: Kush më mirë se besimtarët e di vlerën e sakrificës?

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se askush më mirë se besimtarët nuk ia di vlerën sakrificës, prandaj ka bërë thirrje që këtë Ramazan t’i respektojnë rregullat e institucioneve.

Ai tha se shpreson që kujdesi do të jetë më i madh që të mos shtohen rastet e sëmundjeve.

Statusi i plotë:

Sonte është syfyri i parë i muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Të gjithë besimtarëve të vendit tim, shqiptarëve myslimanë e atyre në të gjithë botën, u qoftë i mbarë e i lehtë!

U bëfshim të devotshëm si ju,

Të sakrificës si ju!

Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve.

Mbes besimplotë se në këtë muaj, kujdesi juaj do të jetë edhe më i madh që mos të na shtohen rastet e të sëmurëve assesi.

Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme