Vitia e Kamenica s`e kryejnë dezinsektimin për mungesë buxheti

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 12:20 | Nga

Banorët e Vitisë dhe të Kamenicës edhe këtë verë do të kenë telashe me mushkonjat, ngase qeverisjet lokale nuk kanë paraparë projekte për dezinsektimin e hapësirave me arsyetimin se kanë mungesë të buxhetit.

Dritan Maliqi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës, thotë se ata e kanë diskutuar këtë çështje, mirëpo thotë se nuk kanë buxhet për shpenzimin e mjeteve financiare për këtë projekt, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, projekti është i domosdoshëm për qytetarët, mirëpo deri tani, sipas tij, projekti ishte zbatuar vetëm një herë nga ish-qeverisjet e kaluara.

“Ne e kemi bërë si propozim si projekt, mirëpo na kanë thënë se nuk kemi mjete buxhetore për këtë punë. Ne kemi insistuar shumë duke e ditur rëndësinë e projektit dhe kemi pasur ndërmend me dalë edhe me lyp fonde diku, mirëpo diçka konkrete nuk kemi. Përveçqë kemi mbajtur mbledhje dhe kemi diskutuar për këtë projekt dhe kemi pasur propozim. Një herë është zbatuar si projekt para 4 vjetëve dhe këtë e kemi si informacion. Mirëpo edhe unë para 4 vjetëve i kam parë ato makinat duke spërkatur në ajër. Nuk kam një shumë sesa mundet me kushtu projekti, mirëpo në bazë të komunave të tjera të cilat e kanë zbatuar projektin është një shumë e madhe”, ka thënë ai

Kurse Basri Aliu, drejtor i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale në Komunën e Vitisë, deklaron se ata nuk kanë mjete buxhetore për zbatimin e projektit, ngase kanë një buxhet të limituar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme