Vitia: Masat e reja hyjnë në fuqi me 4 maj, hapja e ekonomisë bëhet në tri faza

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 15:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për medie ka prezantuar masat e reja kundër përhapjes së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Vitia ka thënë se hapja e bizneseve do të bëhet në tri faza. Me masat e reja ai tha se po synojnë që të fillojë rimëkëmbja e ekonomisë.

Për fazën e dytë ai tha se do të fillojë me 18 maj, kurse faza e tretë me 1 qershor, por që varte nga numri i të infektuarve.

“Siç jeni të informuar, prezantuam masat e reja që erdhën si rezultat i shtimit të numrave të prekur. Të sjellim 27 për qind në 3 për qind. Numri i të shëruarve e kalon numrin e të sëmurëve dhe kjo ka bëjë që t’i lehtësojmë disa masa. Gjatë këtyre ditëve, ne kemi punuar pa u ndalur, kemi testuar të sëmurit, po testohen dhe po kontrollohet deri në zhdukjen e virusit”, tha ai.

“Tani jemi në një situatë që na lejon që të relaksohemi sado pak por jo të neglizhojmë assesi këtë virus. Me masat e reja, po synojmë që të shërojmë sado pak ekonominë. Me këto dy javët e fundit, kemi hartuar disa drafte ne koordinim me disa aktorë vendor dhe ndërkombëtarë”.

“Hapjen e ekonomisë ta bëjmë në tri faza. E para e të bëhet në tri faza, do të zgjerohet edhe lëvizja e qytetarëve. Ndërtimtaria, dhe patundshmëria, tregtia me pakicë, zyrat e konsulencës dhe disa të tjera. Faza e dytë planifikon me 18 maj deri me 1 qershor”.

Ministri Vitia, ka pohuar se viti 2020 do të jetë vit i distancës, duke shtuar se nuk do të ketë as dasma këtë vit.

“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, ka theksuar Vitia.

Ai ka apeluar që të shmangen vizitat familjare.

Të ngjashme