Vitia: Në Kosovë s’ka asnjë rast të konfirmuar me Coronavirus

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se pesë pacientë janë duke u testuar për Coronavirus, por deri tani nga 57 rastet e paraqitura të gjitha kanë rezultuar negative, raporton Ekonomia Online.  

Vitia tha se pas shqyrtimi të situatës epidemiologjikë është rritur niveli i sigurisë në vend.

“Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me koronavirusin mbajti sot takimin e rregullt në të cilin ka shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend dhe ka përgatitjet që janë bërë për t’u ballafaquar me raste eventuale të këtij virusi edhe në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ai ka shtuar se deri më tani janë testuar 57 raste të cilat kanë rezultuar të jenë negative.

“Raste me koronavirus janë konfirmuar në vendet fqinje me Kosovën. Tash për tash, pa i llogaritur pesë raste që po testohen sot, në Kosovë nuk ka raste të koronavirusit të konfirmuara. Janë testuar 57 raste deri më tani dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.

“Komiteti vendosi sot për ngritje më të lartë të gatishmërisë lidhur me koronavirusin dhe kryeministrit të vendit do t’i prezantohet kërkesa që të ngritë shkallën e gatishmërisë në nivel të këshillit të sigurisë së Kosovës. Duke pasur parasysh faktin se deri tash nuk ka rast të konfirmuar, do të vazhdojmë me përgatitje për raste eventuale”, tha Vitia.

Vitia tha se dikasteri të cilin ai drejton ka llogaritur edhe mjetet financiare të cilat do të shërbejnë për aktivitetet që do të ndërmerren. 

“MSH’ja ka bërë përllogaritjen financiare të aktiviteteve që do të zhvillohen nga ministria, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Klinika Infektive dhe institucionet tjera mbështetëse, pra secili hap do të varet nga zhvillimet qe do t’i kemi në terren në orët apo ditët në vazhdim. Janë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro. Plani i veprimit do të bëhet në zbatim, varësisht nga situata. Te gjitha janë të përcaktuara qartë në një plan të detajuar nga ekspertët”, deklaroi Vitia.

Pas mbledhjes se Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me Coronavirusin, ende nuk është shihet e nevojshme marrja e masave si ndalja e shkollës, por kjo situatë mund të ndryshojë meqë virusi ka arritur në të gjitha vendet fqinje.

Ndërsa, Naser  Ramadni nga IKShP tha se nëse një person s’ka shenja askush nuk mund ta detektohet.  

“Duke pasur parasysh që tashmë të gjitha rekomandimet dhe dokumentete e OBSH-së kanë thënë se inkubacioni në bazë të përvojë së paraqitjes së rasteve të para në Kinë, tashmë edhe në Evropë, në Itali, Gjermani, Francë inkubacioni është marrë si zyrtar deri në 14 ditë që do të thotë se mundet që rasti i cili është i infektuar me virusin Covid 19, të japë shenja klinike që ditën e nesërme. Në këtë periudhë kohore nëse një person është i infektuar dhe nuk ka shenja klinike askush, asnjë institucion në botë nuk mund ta detektojë duke pasur parasysh se as analizat laboratorike nuk e konfirmojnë si pozitiv ”, tha Ramadani.

Të ngjashme