Vitia për bojkotin e komunave: Të mënjanohen interesat partiake, të fokusohen te situata me pandeminë

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 16:09 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, komentoi bojkotin e komunave për takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar në lidhje me gjendjen e pandemisë. Vitia tha se komunat duhet të mënjanojnë interesat partiake po të fokusohen te situata me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

I pyetur po ashtu me gjendjen e komunave në pandemi, ku në disa komuna nuk punojnë aparatet për incizimin e mushkërive, Vitia tha se ka kontakte me komunat dhe përpjekja e tyre është për t’u dalë në ndihmë.

E sa i përket personelit shëndetësor që janë infektuar edhe pse kanë marrë dy dozat, tha se nuk ka informacion se a ka ndodhur dy javë pasi kanë marrë vaksinën.

Të ngjashme