Vitia për vdekjen e 26-vjeçarit: E ka menduar dorëheqjen, Prokuroria të nisë hetimet

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 10:43 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve ka qenë lajm tragjik për të gjithë, raporton Ekonomia Online.

Vitia në një konferencë për medie shtoi se rasti në fjalë duhet të zbardhet për çka kërkoi nga Prokuroria të fillojë hetimet.

Më tej Vitia ka kërkuar që deri sa të zbardhen detaje e këtij rasti të mos paragjykohet se çka ka mundur që të ndodh.

“Kurrë nuk do të kisha dashur jo vetëm si mjek as si politikan të flas për këtë ngjarje tragjike. Ai kishte mbërritur 24 orë para ngjarjes tragjike nga Gjermania që kishte shkuar për të ndjekur studimet. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithëve edhe mua personalisht”.

“U bënë dy muaj me këtë atmosferë të gjatë me kufizimin e lëvizjes dhe të punës, nuk është as qetësuese as e lehtë për mua. Masat nuk kanë qenë të lehta, por i kemi marrë me rekomandim të institucioneve tjera”.

“Ne si institucion nuk i lejojmë vetës të paragjykojmë dhe do të zbardhet me detaje ardhja prej përcjelljes në Ambasadë, deri te stafi administrues i Qendrës. Shfrytëzoj rastin të ta ftoj Prokurorinë të merret me rastin”.

Vitia më tej ka shtuar se e ka menduar dorëheqjen, por si ministër  ka përgjegjësi që të zbardhet ky rast.

“Sa i përket hetimit parlamentarë ne do të bëjmë thirrje për hetim, sa i përket përgjegjësisë time si Arben Vitia kam menduar për dorëheqje”.

“… jam si Arben Vitia duke menduar një gjë të tillë, por si ministër i Shëndetësisë është përgjegjësi zbardhja e plotë e këtij rasti”.

Të dielën një 26 vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia në Qendrën e Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë për të gjithë ata që hynë në Kosovë.

Fjalimi i plotë:

E nderuar familje! 

Ne bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj, dhe do të jemi pranë jush.

Jemi të ndërgjegjshëm që në raste të tilla fjalët dhe ngushëllimet nuk mjaftojnë. Hidhërimi e pikëllimi juaj, është edhe i yni.

Të dashur qytetarë, të nderuara media. Shumë e dashur familje e dhe të afërm të të ndjerit.

Të bëhemi të fortë në këto çaste dhe t’i ofrojmë mbështetjen tonë atyre që kanë nevojë.

Të kujdesemi për secilin e të mos hezitojmë në asnjë rast të kërkojmë ndihmën e institucioneve, nëse ndihemi të rënduar nga rrethanat apo vështirësitë.

Na duhet forca, që ta mundim pandeminë dhe vuajtjet që lë ajo pas.

Të jemi më pranë njëri-tjetrit, e sigurisht edhe pranë familjes, e cila sot përjeton një dhimbje të madhe.

Edhe një herë, ngushëllimet tona!

Të ngjashme