Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se shërbimi i fertilizimit in vitro në institucionet publike do të nisë në fund të këtij viti, raporton Ekonomia Online.
Gjatë përurimit të Klinikës së Ortopedisë, Vitia ka thënë se pajisjet janë sjell dhe janë duke u montuar.
“Pajisjet janë sjell dhe janë duke u montuar. Në listën e barnave esenciale do të futen edhe barnat për IVF-në. Deri në fund të vitit ky shërbim kaq i nevojshëm do të aplikohet edhe në institucionet spitalore publike”, ka Vitia.