Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve mysliman.
“ME FAT KURBAN BAJRAMIN!Kurban Bajrami në bazën e saj ka sakrificën, barazinë dhe solidaritetin. Festë që na bashkon më shumë me njëri-tjetrin.
“Urime Festën që shëmbëllen dashurinë e njeriut ndaj të madhërishmes për të gjithë shqiptarët besimtarë mysliman.”Në këtë ditë që të gjithë mblidhemi me familjet tona e takojmë të afërmit tanë ju uroj sa më shumë mbarësi dhe shëndet”.
Vitia përveç urimit tha se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen sa më shpejt që të mbrojnë vetën dhe të tjerët, transmeton Klankosova.tv.
“Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”.