Vitin e kaluar u regjistruan mbi 10 mijë biznese të reja, u shuan mbi dy mijë

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 08:38 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se numri i bizneseve të reja që janë regjistruar vitin e kaluar në krahasim me ato që janë mbyllur është më e madhe. Kështu, prej 10,549 që janë regjistruar në vitin 2016, ndërsa shuarja vullnetare e bizneseve është bindshëm më e vogël (në total në vitin 2016 janë 2,379 biznese të shuara), që i bie të jetë rreth 22% në raport me Bizneset e Regjistruara.
Lexojeni të plotë njoftimin e MTI’së:

Në bazë të analizave statistikore të bëra nga ARBK, shihet qartë se trendi i shuarjes së bizneseve në vitin që lamë pas është në parametra krejtësisht pozitiv dhe me një shkallë mjaft optimale të rritjes.
Gjatë kësaj periudhe, për shkak të përmirësimit të mjedisit afarist, ka pasur rritje të numrit të bizneseve të regjistruara dhe që është në suaza proporcionale me numrin e bizneseve të shuara.

Numri i bizneseve të shuara është fenomen i natyrshëm në të gjitha ekonomitë, marrë parasysh se ndërmarrësit ushtrojnë aktivitete të ndryshme të tregut duke ndërmarrë rreziqe afariste dhe duke u përpjekur për të përmirësuar gjendjen e tyre individuale.

Të dhënat statistikore argumentojnë se niveli i shuarjes së bizneseve në vendet e rajonit si dhe në shumë shtete tjera qoftë në tranzicion apo të zhvilluara është më i lartë se sa në Kosovë, çka dëshmon se tentativa e disa mediave të cilat e vënë theksin vetëm tek numri i bizneseve të shuara pa e krahasuar atë me numrin e bizneseve të regjistruara është manipulative dhe tendencë për të keqinformuar opinionin publik.

Sipas të dhënave të ARBK-së, dhe sipas analizave krahasuese ndër vite, shihet qartë një rritje e vazhdueshme e regjistrimit të bizneseve duke arritur numrin rekord të bizneseve të regjistruara prej 10,549 në vitin 2016, ndërsa shuarja vullnetare e bizneseve është bindshëm më e vogël (në total në vitin 2016 janë 2,379 biznese të shuara), që i bie të jetë rreth 22% në raport me Bizneset e Regjistruara. Për informata më të detajuara në lidhje me numrin e bizneseve të regjistruara dhe të shuara në Kosovë, shih paraqitjet e mëposhtme tabelare (fig. 1. dhe fig. 2.).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme