Njësitet e policisë në Drenas kanë arrestuar një person të dyshuar.
L.M, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet për vjedhje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Fabrikën e Feronikelit në fshatin Çikatovë.
I njëjti dyshohet se aty ka vjedhur kabllo dhe bateri .
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.