Në rrugën “Rexhep Krasniqi” në qytetin e Prishtinës dje rreth orës shtatë të mbrëmjes, është arrestuar një person i dyshuar, i cili në një hipermarket nga punëtorët e sigurimit është zënë pasi kishte vjedhë katër kavanoz me mjaltë me peshë rreth 1 kg.
“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.