Të dielën në Prizren disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari, ku kanë vjedhur gjëra me vlerë
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren, ku ankuesi ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri të cilën e kishte me leje.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërkaq rasti është duke u hetuar.