Vjen reagimi i Boris Johnson, pas emërimit të Liz Truss si kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në largim, Boris Johnson ka uruar Liz Truss, pasi kjo e fundit është emëruar si udhëheqëse e konservatorëve si dhe kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

“E di që ajo ka planin e duhur për të trajtuar krizën e kostos së jetesës, për të bashkuar partinë tonë dhe për të vazhduar punën e madhe për bashkimin dhe ngritjen e vendit tonë. Tani është koha që të gjithë konservatorët të qëndrojnë prapa saj 100 për qind”, ka shkruar Johnson.

Ai më tej është shprehur se është krenar që ka shërbyer si udhëheqës i Partisë Konservatore për tre vitet e fundit.

“Duke përfunduar Brexit, duke mbikëqyrur përhapjen më të shpejtë të vaksinave në Evropë dhe duke i dhënë mbështetje jetike Ukrainës”, ka shkruar më tej Johnson.

Të ngjashme