Vjenë, mbahet takimi “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 13:30 | Nga

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se në Vjenë u mbajt takimi “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”.

Në kuadër të procesit të zbatimit të projektit “ Ndërtimi i Integritetit të MFSK-së dhe FSK-së”, në Vjenë u mbajt takimi me temën “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”, organizuar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (Centre for Integrity in the Defence Sector- CIDS) e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë.

Në këtë takim morën pjesë Ministria për FSK-në, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi nga CIDS Sven Eriksen, eksperti i fushës përkatëse nga Kosova, Florian Qehaja si dhe ekspertët rajonalë.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, prezantoi politikën përkatëse që zhvillohet në Ministrinë e tyre respektivisht “Rregulloren për vlerësimin e pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”. Përveç diskutimeve rreth rregullores në përgjithësi dhe metodologjisë së vlerësimit në veçanti, debati u zhvillua edhe në funksion të hartimit të politikave, procedurave të duhura dhe akteve normative të nevojshme për ngritjen e integritetit në institucionet tona të nivel të ministrive dhe forcave. Pastaj u diskutua edhe për implementimin e planeve të integritetit me masat dhe veprimet konkrete në funksion të parandalimit, eliminimit dhe reduktimit të dukurive korruptive dhe në përgjithësi atyre negative të cilat cenojnë funksionalitetin e ministrive dhe operacionalitetin e forcave tona.

Në përmbyllje të takimit me përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina u diskutua për hapat e ardhshëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërministror dhe shkëmbimit të përvojave në fusha respektive në mes të MFSK-së /FSK-së dhe MM të BeH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme