Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas një dite dramatike politike nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, po jepte lajmin e madh.

Në fakt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, saktë para tre vjetësh, ishin marrë vesh për Zbatimin e Shtojcës së ujdisë që ishte bërë në kryeqytetin evropian, e që ishte Plani Franko-Gjerman.

Toby Vogel, ekspert për Ballkanin në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me seli në Bruksel, tha se Aneksi i Ohrit, është si simbol i dështimit sipas tij, të BE-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai vlerëson se situata politike e gjeopolitike sot është krejtësisht ndryshe nga sa ishte tre vite më parë dhe se BE-ja detyrohet të gjejë një udhë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Të ngjashme