Vlerësohet lart puna e Hysen Sadriut, Zhubi: Bëri punë të jashtëzakonshme si drejtor i Transfuzionit të Gjakut

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 14:08 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesionist, të përkushtuar e me një humanizëm të rrallë, e kanë përkujtuar kolegët, doktor Hysen Sadriun, i cili u nda nga jeta javën që shkoi, raporton Ekonomia Online.  

Për të nderuar veprën dhe punën e tij, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGj), ku ai ishte më herët drejtor, ka organizuar mbledhje komemorative, në të cilën miq, kolegë e familjarë vlerësuan lartë jetën dhe veprën e tij.

Drejtoresha ekzekutive e QKKTGj-së, Bukurije Zhubi, ka thënë se doktor Hysen Sadriu, ishte i përkushtuar, profesionist e i përkushtuar në punën e tij.

“Puna dhe veprimtaria e tij ka qenë e bollshme qoftë si profesionist shëndetësor, por edhe si drejtor i QKKTGJ-së, sepse ka mundësuar rritjen e hapësirës së punës dhe më këtë ka ndikuar edhe në rritjen e cilësisë dhe sigurisë në vendin e punës por edhe në avancimin e punës dhe në sigurimin e dozave të mjaftueshme të gjakut nëpërmes dhurimit vullnetar të gjakut”, tha ajo.

Ndërsa, doktor Emrush Kryeziu, e ka quajtur humbje të madhe për gjithë komunitetin shëndetësor, vdekjen e Sadriut.  

“Humbja e tij ka lënë një zbrazëtirë të madhe në zëmrat tona dhe komunitetit tonë. Dr. Sadriu ishte një person që i përkushtoj jetën e tij për mirëqenien e tjerëve. Me përkushtim të jashtëzakonshme dhe humanizëm të rrallë ai ndihmojë dhe trajtoi shumë njerëz gjatë karrierës së tij të gjatë si mjek. Për të profesioni i mjekësisë nuk ishte thjeshtë një punë, ishte një thirrje për të bërë ndryshim në jetën e njerëzve”, ka thënë ai.

Ndërkohë, vajza e të ndjerit, Erlina Sadriu, ka falënderuar të gjithë për vlerësimin e punës dhe kontributin që babai i saj e ka dhënë në shëndetësi.  

“Ju falënderojmë të gjithë juve që gjetët kohë të na shprehni ngushëllime që sa do pak na zbutë këtë dhimbje dhe na bëtë që ta njohim familjarin tonë të shtrenjtë përtej përmasave familjare në raporte profesionale dhe humane që më i dashuri jonë kishte me komuniteti e gjerë shëndetësor të Kosovës, kjo do të na mbajë të fort dhe krenar gjithë jetën”, ka thënë ajo.

Të ngjashme