Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur bindjen për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Lipjan.
Në një tubim në fshatin Rufc i Ri, Çitaku theksoi se kandidati Shukri Buja dhe lista e PDK-së po marrin përkrahje të madhe në çdo lagje dhe fshat të komunës.
“Energjia, entuziazmi dhe besimi janë të dukshme kudo – bashkë për fitore”, ka shkruar ajo.