VMRO përsëri pengon ministrin e Jashtëm të prezantojë raportin

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 14:37 | Nga

Për të dytën ditë me radhë VMRO DPMNE-ja opozitare po pengon ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov që të raportojë për realizimin e politikës së jashtme në Komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme.

Kreu i komisionit nga radhët e VMRO-së, Antonio Milloshoski dhe bashkë-partiakët e tij janë të paluhatur se para se t’i jepet fjala Dimitrovit, deputetët duhet të kenë qasje në dy dokumente të klasifikuara që kanë të bëjnë me takimet e liderëve në janar dhe maj të këtij viti.

Për shumicën parlamentare këto kërkesa paraqesin vepra të rënda penale dhe dëmtojnë interesat shtetërore. Ndërsa vetë Ministri, Dimitrov tha se është skajshmërisht jokorrekte të shfaqen shënime nga takimi i janarit, përderisa në atë takim nuk ka pasur marrëveshje për marrje të shënimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme