Vodhën brenda aeroportit “Adem Jashari”, hajnat pendohen dhe e kthejnë telefonin tek pronarët

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Numër i madh i vjedhjeve dhe grabitjeve janë kryer gjatë këtij viti në Kosovë.

Një vjedhje ndodhi së fundi edhe brenda objektit të aeroportit ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Pikërisht në një prej bizneseve që funksionon në aeroport, i njohur si ‘Rent A Car’ u vodh telefoni mobil që funksiononte si telefon zyrtar i kompanisë.

Lidhur me rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës, ku theksuan se rasti po hetohet nga njësitë policore.

Por ende pa kaluar 24 orë, telefoni është kthyer tek biznesi në fjalë. Për fat të mirë, kryesit e kësaj vepre janë penduar dhe brenda pak orëve kanë vendosur që t’i kthejnë telefonin pronari.

Duhet përkujtuar që nga momenti i kryerjes së kësaj vepre pati edhe video-incizim, teksa pronarët e këtij biznesi kanë deklaruar se tashmë telefoni është sërish në duart e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme