Vodhi në market, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur gjëra ushqimore në një market.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Pas arrestimit këtë vepër, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Të ngjashme