Kompania gjermane e automjeteve Volkswagen do të paguajë gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh për mashtrim me testet e emisioneve në 580.000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Ky është një rast i mashtrimit të qëllimshëm dhe masiv”, tha gjykatësi i qarkut të SHBA-ve, Sean Cox, ndërsa shqiptoi gjobën më të madhe kriminale për një prodhues makinash në historinë e SHBA-ve.
Përveç kësaj, Cox pranoi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë prej 4.3 miliardë dollarë midis prodhuesit gjerman të automjeteve dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve, që u arrit në janar.
Gjykatësi gjithashtu vendosi Volkswagen në kohë prove dhe mbikëqyrjeje federale për tre vitet e ardhshme dhe i kërkoi qeverisë gjermane të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës në menaxhimin e Volkswagen për “dëmtimin e kompanisë së njohur automobilistike”.
Kompania paditi gjashtë punonjës për komplot për mashtrim në SHBA dhe deri tani ka shkarkuar 10 nga drejtuesit e saj më të lartë në një hetim të brendshëm.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Martin Winterkorn ka dhënë dorëheqje.
Skandali i emisioneve pritet ti kushtojë kompanisë rreth 21 miliardë dollarë vetëm në SHBA.
Rreth 11 milionë automjete dizel Volkswagen në mbarë botën vlerësohen të kenë softuer manipulues.