Von der Leyen: Valët goditëse të agresionit të Putinit kanë arritur në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u është drejtuar pjesëmarrësve në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Në krye ajo ka përmendur luftën që po zhvillohet në Ukrainë si një çështje për të cilën duhet qenë të vetëdijshëm derisa ka folur edhe për procesin e zgjerimit.

“Përfundimisht e dimë që nuk mjafton vetëm për të pritur vetëm për miqtë tanë jashtë Unionit që të lëvizin në drejtimin tonë. Nuk mjafton vetëm të thuhet se dera është hapur. Duhet që ta marrim përgjegjësinë për t’i sjellë vendet aspiruese më afër nesh”, është shprehur Von der Leyen.

Presidentja Von der Leyen ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Valët goditëse të dërguara nga lufta dhe agresioni i Putinit kanë arritur në gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Por që kjo neve vetëm na ka sjellë më pranë”.

Ajo ka përmendur edhe ndihmën që ka bërë Bashkimi Evropian edhe në rrafshin ekonomik.

Të ngjashme