Vonesa e votimit në Deçan, reagon NISMA

Deçan | 22 Tet 2017 | 08:54 | Nga

Kandidati i Nisma për kryetar të Deçanit, Shkodran Imeraj, ka reaguar pas lajmit se në një qendër të votimit në këtë komunë është bllokuar, për shkak të ngatërrimit të vulave nga ana e KQZ-së, njofton Klan Kosova.

Ai tha se gabime të tilla janë të pakuptimta dhe ndikojnë në mbarëvajtjen e rregullt të procesit të votimit në komunën e Deçanit.

“Në Deçan një pjesë e procesit të votimit është bllokuar, për shkak të ngatërrimit të vulave nga ana e KQZ-së dhe dje gjatë rrugës Prishtinë – Deçan janë zhdukur edhe 44 flet votime për Kryetar të Komunës së Deçanit. Bej thirrje për proces korrektë dhe transparentë. Gabimet e tilla janë të pa kuptimta, dhe mendoj së do të ndikojnë në mbarëvajtjen e rregullt të procesit të votimit në Komunën e Deçanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme