Vonesat e zgjidhjes së kontesteve dëmtojnë bizneset

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 14:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vonesa dhe efikasiteti i zgjidhjes së kontesteve të bizneseve kundrejt Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës ka qenë një ndër ankesat më të zakonshme të bizneseve viteve të fundit, e posaçërisht pas shpërbërjes së Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.

Në këtë përplasje qëndrimesh ndërmjet sektorit privat dhe publik, qëndrim ekstremisht të kundërt me kërkesën e bizneseve kanë mbajtur edhe institucionet e Bashkimit Evropian.

Për të diskutuar nevojën e të pasurit të një organi të pavarur i cili do të trajtonte ankesat lidhur me kontestet e natyrës tatimore në shkallë të dytë, dhe ngurrimin e organizatave ndërkombëtare për të krijuar organe jashtëgjyqësore, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti tryezën me temë “Bordi i Pavarur për Rishqyrtime: Domosdoshmëria dhe Kundërshtimet”.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, tha se Bordi i Pavarur për ankesa prej kur ka pushuar nuk ka trajtuar rastet.

“Komuniteti i bizneset besoj që kanë të drejt për trajtimin e ankesave administrative që sot nuk po u plotësohet kjo kërkesë”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se deri më tani nuk kanë arritur të përgatiten për projektligjin për bashkëpunimin me ATK dhe Doganat.

“Prej korrikut kemi punuar me të gjitha grupet punuese derisa kemi arrit deri te Draftligji. Bordi për shqyrtim e kërkesave është bordi nga BE-ja, i cili është konsideruar si ndërhyrje në funksionimin e gjykatës. Për aq kohë sa e mbajmë këtë bord ne nuk shohim asnjë problem, ligji ende nuk ka kaluar në Qeveri dhe ende nuk mund të bëhen ndryshime. Jemi të hapur të shqyrtojmë çdo rekomandim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa tha se janë në pritje të Draftligjit për ta proceduar më tuje në komision, por nëse vonohet do të kenë qasje tjetër.

“Kemi kuptuar që ndërhyrjet ndërkombëtare po na lë pasoja, e kemi hequr bordin për shqyrtimin e ankesave duke krijuar një departament të ri dhe çka ka ndodhur është bërë grumbullimi i pasojave dhe gjykata për arsyeje të numrit të madh e ka anashkaluar në mungesë të shkallës së dytë procedurat gjyqësore janë të zgjatura, një shqyrtim i një ankese mund të zgjasë tri vjet deri në 5-6 vjet, e nga kjo biznesi mund të falimentoj”, ka thënë ai.

Të ngjashme