Vonohet nisja e avionit, pasagjerët foto me Berishën

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 09:25 | Nga

Nëse në jetën politike duket se nuk ka shumë ‘fuqi’ për të qenë aktiv, në jetën e rrjeteve sociale është një nga politikanët më aktivë, jo vetëm në profilin e tij, por edhe në atë të publikut.

Është ish-kryeministri Sali Berisha që nga sedilja e tij në bordin e një avioni, krijoi një radhë të gjatë me ‘fansat’ që kërkonin të bënin foto. Ky moment nuk mund t’i shpëtonte Erla Mëhillit, zëdhënëses së “Doktorit”, që nuk humbet asnjë nga këto raste, duke e postuar menjëherë në rrjetet sociale.

Në fakt Sali Berisha shfaqet shpesh shfaqet në profilet e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, veçanërisht në shëtitjet që ai bën buzë detit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme