Vetëm 5 minuta ka zgjatur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme. Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit, ka thënë se pesë vota kanë qenë pro ndryshimit të Projektligjit nga 10 anëtarë.
Por në fotografinë gjatë mbledhjes shihet se të ngritura janë gjashtë duar nga: Vjosa Osmani (LDK), Doruntinë Maloku (LDK), Time Kadrijaj (AAK), Danush Ademi (6 Plus), Evgjeni Thaçi Dragusha dhe Elmi Reçica, të dy nga PDK-ja.
Komisioni do të mblidhet sërish në ora 12.