Votën time për kryetar të Prishtinës do ta ketë ai që vendimet e Serbisë të viteve 90-ta i cilëson jolegjitime

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 14:37 | Nga Naser Rafuna

Në fushatë elektorale nuk bëhet duke e thënë cka do që të bjen në mend.

Prishtina jonë e ka një problem që deri më sot asnjë kryetar komune nuk ka pasë guximin me u marrë me të (disa as me e përmend e ka që skanë as info) si kjo:

  • Vendimet për ekspropijim të pronave private pa kompenzim për plan urbanisitik të viteve të 70’ta. Këto vendime janë miratuar në kohën e okupimit në vitet e 90’ta.
    Kështu që, vendimet e Serbisë të viteve të 90’ta nga komuna e Kosovës së Pavarur,mirren si legjitime edhepse janë të kundërligjishme dhe nuk ua kthejnë Komuna vet pronarëve por duhet përmes Gjykatave, duke e ngarku Gjykatën në diçka që duhet ta bëj komuna vet. ( S’di pse Gjykatat i pranojnë këto padi por duhet urdhëruar Komunën ta kryej punën e vet ngase janë me mijëra landë).

Prandaj, votën time për kryeqytet, familje e shoqëri do ta ketë ai kryetar i cilësdo parti që është, që vendimet e Sërbisë të viteve 90’ta i cilëson jolegjitime, të dhunshme, diskriminuese dhe kundërligjore (edhe me ligjin Jugoslav të kohës) dhe bën kthimin e pronave pronarëve legjitim vet e jo përmes Gjykatës ngase nga 100 rastet-100 rastet ua ka kthy Gjykata pronarëve.

Boni Fushatë.

#UranIsmaili #ArbenVitia #PerparimRama #DautHaradinaj #GëzimMehmeti

Të ngjashme