Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, këtë herë në bashkëpunim me Institutin Columbus, përsëri nis fushatën “Voto dhe Vëzhgo” dhe fton qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi që shohin gjatë ditës së votimit, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88.
Fondacioni nëpërmjet një komunikate, zgjedhjet e lira dhe qeveritë e zgjedhura në formë demokratike janë dy shtylla të rëndësishme të një shoqërie të hapur.
“Që nga zgjedhjet e para të pasluftës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka mbështetur iniciativa të ndryshme drejt përmbushjes së këtyre vlerave në Kosovë. Për herë të parë në zgjedhjet e 2013-ës, qytetarët e Kosovës e patën mundësinë që të jenë edhe vëzhgues, me ç’rast dërguan rreth 12,000 SMS, derisa në zgjedhjet e 2014-ës numri i SMS-ve u rrit në 15,000 sish, me raportime të parregullsive eventuale të procesit zgjedhor. Përfshirja e qytetarëve në këtë proces është jetike dhe është një garanci për të arritur standardet më të larta demokratike në proceset zgjedhore”, thuhet në komunikatë.