Me 96 vota për, në seancën e sotme plenare është miratuar edhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i treti i pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.
Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës fillimisht e paraqiti ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, duke ftuar deputetët që ta votojnë në parim këtë projektligj.
Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, tha se rekomandon që të votohet në parim ky projektligj.
Para votimit, Anton Quni, LDK shprehi përkrahjen për projektligjin.
Ai tha se forca duhet të veprojë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, raporton EO.
Edhe Fatmir Xhelili nga PDK-ja tha se e përkrahin projektligjin duke shtuar se kontributin do ta japin mes dy leximeve.
Kontributin për projektligjin e premtuan edhe Rexhep Selimi nga LVV, Aida Dërguti nga PSD, Daut Haradinaj nga AAK dhe Zafir Berisha,NISMA dhe Albert Kinolli nga 6+.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/me-101-vota-miratohet-projektligji-per-ministrine-e-mbrojtjes/
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/edhe-projektligji-i-dyte-per-ushtrine-merr-aminin-e-deputeteve/