Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi në Ferizaj

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka dënuar me gjobë prej 200 eurosh, 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit një 48 vjeçar I cili po e drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Ai u ndal nga forcat e rendit në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.

Me këtë rast, policia në këtë qytet ka apeluar tek shoferët e automjeteve që mos t’i drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

Të ngjashme