Vrasja e gruas shtatzënë, nesër mblidhet grupi i ngushtë ndërministror

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reagoi pas vrasjes së shtatzënës para Klinikës së Gjinekologjisë duke thënë se femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë.

Ajo ka paralajmëruar se në ora 8:30 do të mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë. Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë. Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave. Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, tha Haxhiu.

Haxhiu shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa kërkoi dënim meritor për autorin.Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë. Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët. Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë. Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijën ende të pa lindur”, tha Haxhiu./Gazeta10

Të ngjashme