Vrasja e shtatzënës në QKUK, nesër mbahet protestë në kryeqytet

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i Grave të Kosovës pas vrasjes shtatzënës, 35 vjeçare, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në QKUK, ka organizuar protestë nesër.

RrGK-ja nëpërmjet një kumtese për media ka ftuar qytetetarët që t’ju bashkohen protestës së thirrur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

“Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetrën dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkëngjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë” thuhet në kumtesë.

Për vrasjen e 35-vjeçares kanë reaguar krerët e shtetit, organizata të shoqërisë civile e qytetarë të shumtë.

Të ngjashme