Vrasja në Gjakovë: Gjykata nxjerrë këtë vendim për të dyshuarin

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim Alfred Gjugjës, të dyshuarit për vrasjen e Tunë Bezhit dhe plagosjen e një personi tjetër, të martën në mbrëmje.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Gj., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale.

Sipas kësaj Gjykate dyshohet se i pandehuri më 12 mars të këtij viti me dashje ka vrarë të ndjerin T.B. në fshatin Marmullë të Gjakovës.

“I pandehuri A.Gj. dyshohet se më 12 mars 2019 rreth orës 18:30 në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B. dhe ka rrezikuar jetën e personave tjerë të pranishëm A.N., Z.K. dhe L.B., ku si shkak i këtyre veprimeve dyshohet të jetë një mosmarrëveshje pronësore që i ndjeri T.B. kishte me të pandehurin”.

“Po ashtu i pandehuri A.Gj. dyshohet se i shkaktoj lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.N. në atë mënyrëqë i dëmtuari A.N. me qëllim që ta ndaloj të pandehurin, i del përpara me ç’rast i njëjti shkrep një plumb në drejtim të të dëmtuarit duke e goditur në këmbën e majte dhe pasi i dëmtuari rrëzohet në tokë e sulmon me kondak të pushkës në kokë dukei shkakton lëndime të rënda trupore”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Gjykatë.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri A.Gj. ka kryer tri vepra penale, vrasje e rëndë, veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 12 mars 2019 dhe do të zgjasë deri më 11 prill 2019.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë dhe e ka aprovuar si të bazuarkërkesëne prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit,konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, shkruhet më tej në këtë komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme